Shtatë  projekte të kuratorëve për pikturën  bashkëkohore bullgare nën titullin e koduar “7 x 5 x 3”,  janë paraqitur në galerinë e kryeqytetit në rrugën “Shipka”6. 
Ekspozita përmban  piktura me mesazh të ndryshëm, të cilat kanë marrë pjesë në ekspozita prej  autori të kuratorëve gjatë njëzet vjetëve të fundit. Çdo një nga shtatë  projektet prezanton pesë autorë me nga tre krijime, të cilat konsiderohen një  shembull përfaqësues i skenës aktuale të artit. 
Për shembull Stanisllava  Nikollova merr pjesë përmes reflektimeve artistike të pesë piktorëve, të cilët  hedhin ura midis së kaluarës dhe së tanishmes, modernes dhe jo modernes. 
Ljuben  Domozetski e ve  aksentin mbi praninë dhe domethënien e imazhit në  pikturën bashkëkohore. 
Një tjetër nga kuratorët - Rumena Kallçeva, interesohet  nëse ka një surealizëm bullgar si drejtim në pikturimin vendas dhe se cilat  janë shfaqjet e tij sot. 
Projekti i madh „7 х 5 х 3” realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe mund të shikohet deri më datë 10 prill.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..