Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u solidarizua me Austrinë për ndarjen e vaksinave

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me kancelarin austriak Sebastian Kurz. Borisov mbështeti nismën e kancelarit për të shqyrtuar me kujdes furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinave të kontraktuara nga Komisioni Evropian. Bullgaria dëshiron të zbatojë parimin rreth të cilit u bashkuan vendet e Këshillit Evropian në 21 Janar. Atëherë u vendos që vaksinat në BE do të furnizoheshin njëkohësisht dhe proporcionalisht ndaj popullatës së vendeve anëtare.

“Ne e dimë që jemi më të fortë kur jemi të bashkuar dhe asnjë vend nuk do të mbrohet nga Covid-19 nëse nuk jemi të gjithë të sigurt”, theksoi Borisov. Sipas tij, është çështje solidariteti për të gjithë në BE që të kenë qasje të barabartë në vaksinat, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trend": 43% e bullgarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit

Shumica e bullgarëve (83%) e konsiderojnë të rëndësishëm leximin e librave. Megjithatë, katër nga dhjetë persona (43%) pranojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave nga një anketë e agjencisë sociologjike "Trend" e..

botuar më 25-05-24 10.56.PD

Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një veshje liturgjike të punuar posaçërisht

Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në..

rinovuar më 25-05-23 7.47.MD

Parashikimi i motit për 24 majin

Të shtunën , mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe të konsiderueshme. Proceset në rajonet lindore do të jenë më pak intensive. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht..

botuar më 25-05-23 7.40.MD