Pas ndërlikimeve nga Covid-19, muzikanti, kompozitor dhe themelues i grupit “Tangra”, Kosjo Markov, vdiq. Lajmi tragjik u njoftua nga vajza e tij në radion Z-Rock.
Muzikanti i lindur në vitin 1949 në Sofje, është një nga themeluesit e grupit të parë rok në Bullgari nga koha e komunizmit “Bëndaracite”.
Në vitin 1976 ai krijoi formacionin e vet “Tangra”. Grupi kaloi dy periudha stilistike të pop-rock dhe më pas new wave, duke ndryshuar shumë solistë. Grupi “Tangra” i udhëhequr nga Markov këndoi disa nga hitet më të njohura në Bullgari deri në vitin 1989.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR