Trotuare të larta, pragje dhe rampa të paarritshme të cilat të çojnë në askund; mungesë të përfitimeve sociale dhe vendeve të mjaftueshme të punës; varfëri dhe mosinteresim institucional - personat me aftësi të kufizuara çdo ditë provojnë mbi kurrizin e vet sesa është e gjatë rruga deri në integrimin e tyre në një shoqëri tolerante dhe të barabartë. Dhe derisa në Bashkimin Evropian tanimë po shqyrtojnë Strategjinë e re për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, tek ne ky grup i prekshëm është ende në prag të mbijetesës.
Elena Sarëeva është e gozhduar në një karrocë invalidësh dhe në moshën 69 vjeç është e detyruar të punojë, sepse nuk mund të jetojë me pensionin e saj prej 140 leva. Në fakt ajo merr pjesë në grupin e “të lumturve” të pakët në një gjendje të ngjashme, të cilët janë të punësuar. Ajo është një nga personat me aftësi të kufizuara, të cilave dokumenti strategjik evropian do të duhet t’u garantojë një lëvizje të lirë në territorin e Bashkimit Evropian, një jetesë më vete dhe shërbime më të mira sociale, si dhe mundësi të barabarta dhe mbrojtje nga çdo lloj forme të diskriminimit dhe dhunës.
“Pavarësisht se evidentohet një përparim i arritur gjatë dekadës së fundit, personat me aftësi të kufizuara akoma qëndrojnë përpara pengesave të konsiderueshme dhe i janë të nënshtruar një rreziku më të madh të një varfërie dhe përjashtim social dhe shoqëror - thotë eurodeputeti Asim Ademov.
Qëllimi i kësaj strategjie është të mund të garantojë, se ata do të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Kështu, pavarësisht nga gjinia, raca ose prejardhja etnike, feja ose bindjet, mosha ose orientimi seksual, personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në shoqëri dhe në ekonomi, do të mund lirisht të vendosin se ku dhe me kë të jetojnë, do të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian. Dhe, kuptohet, nuk do të bëhen objekt i diskriminimit.”
“Shumë persona me aftësi të kufizuara po vazhdojnë të ndeshen me pengesa - për shembull kur kërkojnë punë ose përdorin transportin publik”, nënvizoi gjatë kohës së debateve komisionarja mbi çështjet e barazisë Helena Dali.
Sipas fjalëve të saj, kushtet më urgjente, të cilat duhet t’u sigurohen të gjithë qytetarëve janë një jetesa e pavarur, të mësuarit në një mjedis gjithëpërfshirës dhe punë gjatë standardeve të duhura. Kurse sipas zëvendës-kryetares së Komisionit Evropian Vera Jourova, personat me aftësi të kufizuara janë të prekur më fort nga kriza me koronavirusin.
“Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara duhet të jetë në qendër të përpjekjeve tona - më në veçanti në periudhën e rëndë, përmes së cilës po kalojmë në luftën tonë me koronavirusin - thotë akoma Asim Ademov. Le të mendohemi sesa sfiduese për ta është Covid-19, meqenëse pikërisht ata paguajnë çmimin më të lartë për shkak të izolimit të fort social, të imponuar nga pandemia, dhe qasja më e vështirë deri tek shërbimet shëndetësore dhe sociale. Këta njerëz çdo ditë kapërcejnë pengesa dhe vështirësi të ndryshme, për të cilat ne madje dhe nuk mendohemi. Prandaj dhe apeli im është të jemi më të mirë dhe më tolerant, të përkrahemi bashkërisht, sepse forca e një shoqërie matet gjithashtu dhe me qëndrimin e saj ndaj grupeve më të rrezikuara.”
Pjesëmarrja në shoqëri në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë është e pamundur, kur mjedisi fizik ose virtual nuk është i arritshëm, thuhet në dokumentin evropian. Në Bullgari gjatë viteve të fundit ka përparim, por akoma grupet e ndjeshme e kanë të vështirë të gjejnë punë dhe jo kudo mundin të lëvizin lirshëm, pohon Asim Ademov.
“Për më tepër të ardhurat e personave me aftësi të kufizuara duhet të rriten dhe të hapen më shumë vende pune për ta - thotë Elena Sarëeva në vetën e parë. Kjo do t’u ngrejë dhe vetëdijen si dhe do të mund t’u sigurojë një mënyrë të plotëvlefshme të jetesës. Përndryshe, ata do të vazhdojnë të jetojnë si lypës - të paktën të afërmit e mi, të cilët janë në një gjendje të ngjashme, jetojnë në këtë mënyrë. Dhe nëse ndonjë nuk iu ndihmon, nuk mund të përballojnë jetën. Pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara japin pothuajse të gjitha paratë e tyre për ilaçe, dhe këtu bëhet fjalë për ilaçe shumë të shtrenjta. Kurse me shtesën sociale prej rreth 10 levave çfarë mund të blejnë, mbase një analgin?”
Sipas Asim Ademovit gjatë vitit 2030, çdo një person me aftësi të kufizuara në Bashkimin Evropian do të integrohet në shoqëri, dhe do të gëzojë një prani të lirë deri tek të gjitha mirësitë dhe nuk do të durojë një diskriminim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..