Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Efektiviteti i vaksinës bullgare antikovid do të testohet në Shangai

Foto: arkiv

Puna për vaksinën bullgare kundër Covid-19 vazhdon. Rezultatet e testeve laboratorike të kafshëve do të kontrollohen në Institutin “Pasteur” në Shangai.

Përpunimi bullgar është një lloj i vaksinës së proteinave dhe pritet të veprojë kundër të gjitha varianteve. Vaksina do të jetë në formën e spërkatjes, thotë Prof. Penka Petrova, drejtore e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ka për tu zhvilluar dhe një prototip të dytë. Projekti do të financohet nga Fondi “Kërkime Shekncore”, njoftoi BGNES.

Prof. Petrova shprehu keqardhje se në Bullgari ekziston një psikozë rreth vaksinimit. Ajo është e bindur se nuk ka asnjë provë që një person mund të vdesë nga vaksinimi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD