Maria Bakallova – 24 vjeçe është aktorja e parë bullgare e nominuar për “Oskar”. Njohja vjen për rolin e saj të Tutar Sagdiev, vajza e një reporteri të imagjinuar kazak, në filmin komedi “Borat 2” të Sasha Baron Cohen. Disa orë pasi u bë e qartë se, Maria është një nga të pesë të nominuarit për aktore më të mirë në një rol dytësor në çmimet më prestigjioze në botën e filmave, ajo u takua online me gazetarët bullgarë, mes të cilave dhe Sillvija Velikova nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Takimi u bë fakt në sajë të Julian Kostovit, një aktor, regjisor dhe producent bullgar, ish notar profesional, i cili prej viteve jeton midis Londrës dhe Los Anxhelesit. I lutur të ndihmojë me organizimin e një përzgjedhjeje për rolin kryesor në një komedi me buxhet të lartë, ai gjen 70 artiste të përshtatshme. Një prej tyre është Maria Bakallova, e cila sipas fjalëve të tij, është dalluar që në fillim fare. Pas kësaj zhvillohet një përzgjedhje në Londër, në të cilën Maria shkon duke luajtur në filmin “Për të fundit herë”- filmi u shfaq disa ditë më parë, brenda edicionit të 25-të të Sofia Film Fest.
Për nominimin e saj për “Oskar” bullgarja merr vesh gjatë kohës së xhirimeve për filmin e ri të Judd Apatow "The Balloon". Maria pohon se, në asnjë mënyrë nuk ka pritur këtë njohje, madje dhe mendimi për një gjë të tillë është dukur pacipë:
“Vetëm fakti që të jem e përmendur në një bisedë krahas me emrat e Olivia Coleman, Glenn Close, Amanda Seyfred ose Yun Yu-jun qe i mjaftueshëm”, pohon aktorja e cila ka lindur në qytetin Burgas. Ajo ka mësuar arte skenike dhe flaute në gjimnaz. Përfundon Akademinë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Filmuese gjatë vitit 2019. Ka pjesëmarrje të cilat mbahen mend në shtatë vepra të kinemasë bullgare, përpara se të arrijë deri tek filmi, i cili e çoi në orbitën yjore. Kurse producenti i tij dhe interpretues i rolit kryesor të Boratit, Sasha Baron Cohen shkroi në profilin e tij në “Instagram”: “Përshëndetje, Bullgaria! Ti na dha Maria Bakallovën tepër të talentuar dhe të guximshme, e cila është zemra rrahëse në “Borat 2”. Kaq shumë emocionohemi nga nominimi juaj historik për “Oskar”!.
Lidhur me mesazhin për filmin i cili polarizon publikun dhe kritikët, aktorja amtare e nominuar për “Oskar” thotë:
“Mendoj se, njerëzit janë mjaft të rritur gjatë viteve të fundit, që të mund të jenë të aftë të qeshin. Sepse, vet ironia është një shkallë e lartë e intelektit. Shpresoj që njerëzit me të vërtetë të kenë kuptuar se, përmes satirës dhe maskës së këtyre shakave pa kuptim, të këtij humori qesharak, qëndrojnë njoftime shumë më të rëndësishme për këtë se cili është funksioni i gruas në shekullin e 21, nëse patriarku duhet të ekzistojë, nëse duhet të ndryshojmë, vetëm që të përfshihemi në normë. Pse? A mundet që gruaja, përveçse të jetë nënë, të ketë dhe profesion? Patjetër, që mundet”.
Për Marien ajo e cila rastis me të është një shans dhe aktorë të tjerë bullgarë të vlerësohen jashtë vendit. Planifikon që me Julian Kostovin të punojnë mbi projekt lidhur me luftën Ruso-Turke, e cila ka çuar drejt Çlirimit të Bullgarisë: “Tema të cilat mendojmë se mund të jenë interesante për të huajt në të gjithë botën dhe nuk janë bërë - përse të mos t’i bëjmë”.
Pyetjes sonë sesa të mëdha janë ambiciet e saj pas këtij nominimi, Maria Bakallova përgjigjet:
“Nuk do të doja që të jem e pacipë. Unë besoj tek procesi pa u menduar për rezultatet. Unë do të jem e disiplinuar dhe do të punoj mundësisht sa më shumë. Do të qëndroj në tokë, sepse duhet të dimë sesi të ecim, nëse duam të mësohemi të fluturojmë. Por, do të shikojmë.”
Ceremonia e dhënies së Çmimeve të Akademisë Amerikane “Oskar” do të zhvillohet në orët e herëta të 26 prillit - kohë bullgare.
Redaktor: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /@mariabakalovaofficial, bntnews.bg
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..