Dokumentari bullgar “Trashëgimi e Heshtur”, prodhuar nga HBO, tregon historinë e përkthyeses së gjuhës së shenjave Tanja Dimitrova, e cila përkthen në brifingjet e Shtabit Operative Kombëtare që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Premiera është e planifikuar për në 23 mars. “Profesioni i saj në fakt është terapiste e të folurit dhe e dëgjimit. Ajo punon me fëmijë të shurdhër dhe i mëson ata të flasin dhe të dëgjojnë”, tha regjisorja Petja Nakova për BNR. Filmi rikrijon një moment të vështirë në jetën e Tanja, kur ajo u sëmur dhe puna e saj u desh të merrej nga vajza e saj. Filmi do të shfaqet në të 23 vendet evropiane në të cilat transmeton HBO.
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..