Nënpresidentja Iliana Jotova priti përfaqësuesin e ri në Bullgari të Komisariatit Suprem të OKB-s për Refugjatët Narasimha Rao Nilagiri Lakshmi. Të dy diskutuan kushtet për refugjatët në Bullgari në një situatë pandemike. Jotova theksoi se kujdesi për refugjatët në krizën aktuale është edhe më i nevojshëm për të garantuar sigurinë e shtetasve bullgarë dhe për të parandaluar futjen e frikës dhe ndjenjave të ksenofobisë.
U diskutua edhe çështja për vaksinimin e refugjatëve, të cilët nuk janë të përfshirë në Planin Kombëtar të Vaksinimit.
Përfaqësuesi i Komisariatit Suprem të OKB-s për Refugjatët thksoi se janë të domosdoshme më shumë programe për integrimin e refugjatëve në Bullgari. Pandemia Covid-19 ndikoi edhe mbi punësimin e të mbrojtur, njoftoi qendra presidenciale e shtypit.
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës organike "Rozino", e cila u themelua në vitin 2012. Ferma organike ndodhet në Luginën e..
Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..
Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot..
Bullgaria mund të privohet përkohësisht nga një pjesë e parave nga kësti i dytë i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, por vetëm nëse..
Partia nacionaliste “Vëzrazhdane” ka njoftuar për datën 27 shtator, në orën 12:00, një protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë përpara ndërtesës së..