Për 24 orët e fundit u identifikuan 943 raste të reja të koronavirusit në vend me 4410 teste të kryera. Kjo do të thotë që gati 21.4 për qind e mostrave janë pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë mbi 20 për qind për ditën e shtatë radhazi.
Që nga regjistrimi i rastit të parë në Bullgari pak më shumë se një vit më parë, u identifikuan gjithsej 303 423të infektuar. Nga këto rastet aktive aktualisht janë 56 633.
Për 24 orët e fundit 534 njerëz u shëruan, 53 persona vdeqën me Covid-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni që nga fillimi i epidemisë është 12 019.
Në spital janë të shtruar 8660 persona, nga të cilët 690 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
2 358 veta u vaksinuan në 24 orët e fundit. Dozat totale të vendosura që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë 368 9051. Dyfish janë të vaksinuar 71 224 njerëz.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..