Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjistrimi kombëtar do të fillojë më 7 shtator

Foto: nsi.bg

Qeveria rinovoi datat për regjistrimin e popullsisë dhe fondin e banesave në Bullgari, njoftoi qendra e shtypit pranë kabinetit. Numërimi do të fillojë në orën 0.00 në 7 shtator 2021 dhe do të përfundojë në 20.00 në 3 tetor 2021.

Regjistrimi do të realizohet në dy mënyra nëpërmjet plotësimit të një karte elektronike të regjistrimit në Internet ose nëpërmjet një vizite në familje, ndërtesa dhe banesa nga një regjistrues.

Në rast të refuzimit kategorik për të marrë pjesë në regjistrim, do të vendosen sanksione prej 160 leva (80 euro). Mbledhja e të dhënave është pjesë e sondazhit më të madh statistikor në BE.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grozdan Karaxhov

Çdo 70 km përgjatë lumit Danub duhet të ketë një urë midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Bullgaria vazhdon të insistojë për 5 pikë për kalimin e Danubit. Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov para komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai u pyet nëse pret që..

botuar më 25-05-21 10.57.PD
Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbështeti qëndrimin kolektiv të BE-së ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev shprehu..

botuar më 25-05-21 9.12.PD

Parashikimi i motit për 21 majin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në vende të izoluara në rajonet perëndimore para mesditës,..

botuar më 25-05-20 7.35.MD