Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tatjana Llollova – Dielli në galaktikën e yjeve të teatrit bullgar

Sot Bullgaria po i jep lamtumirën e fundit aktores së saj më rrezatuese

Foto: BGNES

Teatri Satirik “Aleko Konstantinov” në Sofje sot hap dyer për yllin e vet të madh - Tatjana Llollova. Por, kësaj radhe publiku nuk do të dalë i ndriçuar nga mishërimet e paimitueshme të aktores së dashur, por i pikëlluar nga lamtumira e fundit me një epokë të tërë në jetën teatrale bullgare.

Kur më 22 mars  njoftuan se buzëqeshja e saj e madhe është shuar përgjithmonë, sikurse çdo një bullgar në moshën midis 20 dhe 90 vjeç i uroi vetes që koha të ndalojë për pak. Për një çast, në të cilin të kthejë shiritin e intervistave të saj të shkëlqyera për mediat, nga të cilat Tatjana Lllollova  shpërndante me grushte bujare talent, buzëqeshje...."jetë".  

Ajo ka lindur në Sofje më 10 shkurt 1934. Nëna e saj është me një prejardhje ruse-ukrainase, kurse babai një llogaritar nga qyteti Kallofer. Akoma  si nxënëse në shkollën numër 7 të kryeqytetit, Tatjana Llollova  magjepset nga aktrimi dhe vendos të aplikojë në Institutin e Lartë Teatral, tani Akademia Kombëtare e Arteve Teatrale dhe të Filmit “Krëstjo Sarafov”. Ka pasur frikësime se nuk do ta pranojnë, sepse gjatë monologëve të fortë dramatik ajo ka filluar të qajë me të vërtetë, por nuk është dashur kështu. Është dashur që aktoret të ruajnë makijazhin e tyre. Por, frikësimet e saj kanë qenë të pavend, kurse lotët kanë mbetur, por në sytë e publikut - nga e qeshura. Ajo përfundon studimet e saj në klasën e profesorit Stefan Sërçaxhiev, kurse dy vjet më vonë merr dhe urdhrin e parë për emërim në Teatrin e sapoformuar Satirik, i cili e formon dhe e kthen në një yll të komedisë bullgare.


“Unë nuk jam yll, unë jam diell”, thoshte me shaka aktorja dhe kjo qe vet e vërteta.

Tatjana Llollova mund të bënte kështu që të ndriçojë çdo një fytyrë me të qeshurën e saj, me flokun e saj të madh biond, me timbrin e saj karakteristik dhe fytyrën gjithmonë të “qeshur” për jetën. Dhe të gjitha këto ajo me mjeshtëri dhe shkathtësi i përfshinte në çdo një imazh që luante në teatër, kinema, televizion.

Në biografinë e saj ajo ka 45 filma, kurse mes atyre të cilat mbahen mend më tepër janë rolet e saj  në filmat e dashur nga brezat e tërë të bullgarëve “E ngrohtë”, “Vera e varfër”, “Bon shans, inspektor”!, “Një udhëtim drejt Jerusalemit”, “Pas fundit të botës”, “Në mbrëmje me kuajt e bardhë”, “Joshje rrezikuese”.  

Një nga ëndrrat e saj ka qenë të jetë një artiste dramatike. Me këtë qëllim ajo ikën nga “shtëpia e saj” Teatri i Satirës gjatë vitit 1977 dhe një dhjetëvjeçar të tërë luan në skenën e Teatrit “Sofja”. Pason një kthim në Teatrin e Satirës dhe një njohje të madhe për talentin e saj dramatik. Gjatë vitit 1992 ajo merr çmimet “Askeer” dhe “Ikar” për rolin e saj më të dashur të Uinit nga “Ditët e Lumtura” të Samjuëll Beket. “Ky është roli, i cili më justifikon, se jam bërë artiste”, thoshte Tatjana Llollova.

Në fund të vitit 2003 në Teatrin 199 është premiera e një roli tjetër emblematik për krijimtarinë dhe personalitetin e artistes së madhe - roli në mono spektaklin “Duende”. Spektakli luhet  në vazhdim të 15 vjetëve në Bullgari dhe nëpër botë. Duende është fjala, e cila mbase më saktë e përcakton talentin dhe vet personalitetin e Tatjana Llollovës. Fjala nuk ka një përkthim të saktë, por përmban ne vetvete të gjithë kuptimin e artit, të asaj të jesh krijues.

Gjatë vitit 1997 del libri i saj autobiografik “1/2 jetë”, ribotuar gjashtë herë, tirazhi i fundit është nga viti 2012. Kurse gjatë vitit 2019 - paraqitet dhe libri i saj prej autori me kujtime “Ditarët dhe ditët e javës” nën redaktimin e gazetarit Georgi Toshev.

“Unë jam shumë mirënjohës për këtë shans për t’u pranuar nga ajo dhe burri i saj Sllaveto (Svetosllav Dimitrov), sepse të dy ishin ekscentrikë. Ata qenë nga ata njerëz të butë të cilët janë duke u zhdukur, të cilët përtej talentit, përtej statusit social – ajo një yll i madh, ai mjeshtri më i mirë teatral në Sofje - mbanin qetësinë dhe ngrohtësinë e familjes së tyre. Ata u krijonin një atmosferë dhe ngrohtësi dhe të tjerëve pranë tyre” - thotë Georgi Toshevi.  

Vet aktorja ka pohuar se pas të gjithave, të arritura prej saj qëndron nga një dashuri, simpati, besim, mirëbesim, ndihmë - nga njëri tek tjetri! Tipari dallues qe ndjenja e fortë për realitet, të cilën ajo e kishte, pohon Toshev.

“Unë shumë rrallë kam takuar një njeri kaq të ndershëm dhe normal. Kërkesat e saj në jetë qenë minimale. Tatjana qe gati të lidhet me çdo një i cili i propozon ndonjë detyrë interesante. Dhe guximi, me të cilin punonte deri në fund - deri në moshën 87 vjeçe. Por, më e rëndësishmja është se Tatjana Llollova është nga personalitetet e zgjedhura, për të cilat çdo një ka kujtim, çdo një ka përfytyrim dhe shpresoj se çdo një do ta mbajë në zemrën e vet.”

Dhe pikërisht një ditë përpara se të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, për herë të fundit do të mund fizikisht të përkulemi në shenjë nderimi përpara Duendes së Tatjana Llollovës së madhe, e cila do të vazhdojë të jetojë në kujtimet dhe rolet, të cilat na i la si trashëgimi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD
Jaap van Beelen

Jaap van Beelen dhe koleksioni i tij unik i qilimave të vjetër bullgarë

Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..

botuar më 24-09-15 10.45.PD