Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ora e Tokës” u jep një putër arinjve bullgarë

Foto: WWF-Bullgaria

Me çdo një ditë që po kalon, ne njerëzit humbasim nga pak nga lidhja me natyrën - me këtë përmendje Fondi Botëror për Mbrojtjen e Natyrës së Egër organizon ngjarjen e vet më të madhe ndërkombëtare “Ora e Tokës”.

Iniciativa Botërore sipas traditës ndodh në të shtunën e fundit nga muaji mars, kur milionë në të gjithë botën fikin dritat në shtëpitë e tyre. Në errësirë mbeten dhe godina të rëndësishme shoqërore midis orës 20.30 dhe 21.30 orë lokale, duke bërë thirrje për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Sot, në edicionin e 14 të radhës të “Orës së Tokës” do të përfshihen mbi 5 milionë veta në 7000 qytete prej 190 vendeve nëpër të gjithë botën, mes të cilëve dhe Bullgaria.

“Ora e Tokës” në Bullgari do t’i kushtojë një vëmendje të posaçme kujdesit për një specie emblematike për pyjet vendase bullgare - ariu i murrmë, mbijetesa e të cilit ka qenë në një rrezik serioz gjatë dhjetë vjetëve të fundit.  Në provë për t’i kundra venë kësaj tendence negative, në fund të vitit 2020 WWF-Bullgaria formoi një Ekip Ekspertësh për Shpëtimin e Arinjve, i cili tanimë është në terren dhe punon me sukses në pjesën e mesme të malit Stara Pllanina dhe në Rodopet Perëndomore. Qëllimi i tyre është që t’i studiojnë popullatat e arinjve dhe të mund t’i mbrojnë banuesit vendas nga takimet e padëshiruara me arinjtë.  

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD