Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokati i Popullit kërkon që certifikata e imunizimit të jetë falas

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva
Foto: arkiv

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë që të urdhërojë që certifikata e vaksinimit kundër Covid-19 të jetë falas, njoftoi zyra e shtypit e Avokatit të Popullit. Arsyeja e kërkesës janë ankesat për shkak të rasteve në të cilat institucionet mjekësore kërkojnë një tarifë për lëshimin e dokumentit.

Praktika shkel kategorikisht të drejtat e qytetarëve pa nënshkrime elektronike, të cilët nuk mund ta shkarkojnë dokumentin falas. Ata kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e tyre nga mjeku i përgjithshëm ose nga pika e vaksinimit ku janë vaksinuar. I gjithë procesi i imunizimit kundër Covid-19 në vend është falas dhe nuk varet nga statusi i sigurimit shëndetësor të personave, kujton Kovaçeva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD