Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë bullgarët në Hanover do të kenë një qendër votimi

Foto: arkiv

13 493 bullgarë në Gjermani deklaruan dëshirë të ushtrojnë të drejtën e vet për të votuar në votimin parlamentar më 4 prill. Si rezultat në vend do të hapen 69 seksione zgjedhore në 58 vendbanime.

Në një shënim për Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme autoritetet gjermane deklaruan se gjatë organizimit të votimit duhet të respektohen masat e higjienës (rregullat për distancat, mbajtja e maskave e të tjera) të cilat janë duke u aplikuar në provincën përkatëse federale. Pala bullgare është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rregullit në seksionet zgjedhore, ndërsa organet gjermane për sigurinë dhe rendin publik do të kujdesen për sigurinë e jashtme të ndërtesave dhe rendin jashtë tyre.

Për herë të parë në zgjedhjet  për legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor do të ketë vendvotim në Hanover, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Gergana Naumann, kryetare e shoqatës së bashkatdhetarëve tanë në Hanover - “Bullgaria në Honover”.

Gergana Naumann

“Mund të them se për tre ditë mundëm të arrijmë numrin e domosdoshëm, sipas ligjit legjislativ bullgar, për hapjen e një vendvotimi - thotë bashkatdhetarja jonë në Hanover. Natyrisht që me rritjen e masave të bllokimit ne kemi pasur një punë mjaft aktive mbi mundësitë e mbajtjes së këtij procesi zgjedhor. Gjithsesi një sqarim për ata, të cilët mbase nuk e dinë se midis 1 dhe 5 prillit Gjermania do që të kufizohen sa më shumë takimet midis njerëzve.  E pikërisht  më 4 prill në fakt do të zhvillohen zgjedhjet tona. Ne nuk e kemi administratën vendase e cila të ndihmojë organizimin e këtij seksioni, gjë e cila na kushton përpjekje të mëdha. Me ne lidhen njerëz të ndryshëm, për shembull një mjek 75 vjeç, i cili prej 50 vjetëve është në Hanover, sot më telefonoi me pyetje, a mundet që të marrë pjesë në zgjedhjet për parlament bullgar. Thjesht këto janë bisedime, të cilat na japin forcë për të parë domosdoshmërinë dhe interesin e madh të njerëzve të marrin pjesë në këtë ditë shumë të rëndësishme.”

Sipas rregullave të nënshkruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, votimi jashtë vendit fillon në ditën e zgjedhjeve në orën 7:00, orë lokale, në praninë e më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit zgjedhor. Si orë për përfundim është treguar 20:00, por jo më vonë se ora 21:00. Në një pjesë nga shtetet, ku bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit do të ushtrojnë të drejtën e tyre civile, dita e votimit do të përfundojë më herët se ora 20:00 për shkak të orës së mbrëmjes, të aplikuar nga autoritetet si një masë anti-epidemike. 


Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku janë zonat për të vëzhguar shiun e meteorëve Perseid në qiellin mbi Bullgari këtë natë

Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve Perseid. Pritet që dhjetëra “yje që bien” në orë të ndriçojnë errësirën – një moment ideal për..

botuar më 25-08-12 5.21.MD

Një ekspozitë në Varna na çon në gjurmët e kafshëve që po zhduken në Bullgari

Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të..

botuar më 25-08-12 5.45.PD

Rreziku i parave të falsifikuara! Si t’i dallojmë ato?

Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..

botuar më 25-08-11 6.55.PD