Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Kryeministrit Bullgaria do të dalë nga pandemia deri në qershor

Foto: BTA

Në një takim Ministri i Shëndetësisë, Kryeinspektori i Shëndetësisë dhe Kryeministri diskutuan se në bazë të të vaksinuarve dhe të të shëruarve masat kundër Covid-19 gradualisht do të fillojnë të dobësohen, njoftoi BTA.

Në qytetin Bjalla, në rajonin e Ruses, Kryeministri Bojko Borisov ka shprehur besimin se 230 000 doza të vaksinave do të mbërrijnë në Bullgari deri në fund të marsit dhe më shumë se 700 000 - deri në fund të prillit.

Shpresojmë se mjekët familjarë dhe specialistët mjekësor do të bëjnë maksimalisht nja 10 – 15 000 vaksina në ditë. “Kjo na jep optimizëm se gjatë majit – qershorit do të dalim nga pandemia”, shtoi Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi bullgar është gati për adoptimin e euros

Ministri i turizmit Mirosllav Borsos zhvilloi një takim pune me homologun e tij kroat Tonçi Glavina në Zagreb këtë javë, njoftoi Ministria e Turizmit. Fokusi i bisedimeve ishte në përfitimet e adoptimit të euros për një nga sektorët më të rëndësishëm..

botuar më 25-05-23 6.32.MD

Presidenti ia referon kërkesën e kthyer për referendum mbi euron Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..

botuar më 25-05-23 4.21.MD

Bullgaria vlerëson përpjekjet e Urdhrit të Maltës në mbështetje të të drejtave të njeriut

Kryeministri Rosen Zheljazkov u takua në Romë me Kancelarin e Madh të Urdhrit të Maltës, Rikardo Paterno di Montekupo. Kryeministri theksoi se Bullgaria vlerëson aktivitetet fisnike dhe humanitare të Urdhrit, të cilat janë në përputhje me vlerat tona..

botuar më 25-05-23 3.58.MD