U nënshkrua një aneks me Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin certifikata e vaksinimit kundër Covid-19 bëhet falas. Është zgjidhur edhe problemi lidhur me njohjen zyrtare të trajtimit në spital pas një testi pozitiv të antigjenit dhe simptomave të shfaqura klinike. Këtë e tha para bTV Kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve dr. Ivan Maxharov.
“Shteti është i detyruar të sigurojë të gjitha aktivitetet në lidhje me vaksinimin dhe ato të jenë falas për qytetarët. Disa institucione dhe mjekë të përgjithshëm nuk e kuptojnë këtë dhe shpallën taksa për certifikatën. Gjithçka e lidhur me imunizimin është falas. Nënshkruam gjithashtu një aneks, i cili që sot do të publikohet në Fletoren Zyrtare”, shtoi Maxharov.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..