Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fund të fushatës elektorale qytetarët ende hezitojnë në zgjedhjen e tyre

Foto: webcafe.bg

Jemi në fund të fushatës zgjedhore përpara votimit për Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor në Bullgari. Pandemia e bëri fushatën unike, për shkak të të gjitha kufizimeve që rezultojnë prej saj. Sidoqoftë, a arritën në muajin e fundit partitë dhe koalicionet për të fituar votën e bullgarëve?

Padyshim, situata ishte unike, gjë që vështirësoi shumicën e partive, veçanërisht  projektet më të reja politike - komentoi për BNR sociologu Zhivko Georgiev. "Nga ana tjetër ajo ishte një shans për partitë që të gjenin teknika më të mira të komunikimit dhe ide më origjinale, por për mendimin tim ato nuk përfituan nga ky shans." 



Fushata nuk më bëri përshtypje. Unë nuk gjej ide dhe personalitete që do të më tërhiqnin për të votuar "- këto janë përgjigjet më të zakonshme në sondazhin e reporterit të BNR-së "Horizont "Dobromir Cvetkov: 

"Unë do të votoj, por për kë - ende nuk kam vendosur," tha një qytetar i Sofjes. - Nuk ka mbetur më kohë, por kemi një ditë reflektimi, shpresoj të sqaroj pozicionin tim deri atëherë. Por në çdo rast unë do të votoj. Nuk e vlerësoj lart fushatën zgjedhore, nuk mendoj se është mjaft serioze dhe adekuate. I ndoqa debatet, por nuk pashë diçka në programin e partive që të më tërheqë.”

"Nuk do të votoj - ishte kategorike një pjesëmarrëse tjetër në anketë, e cila sqaroi: Unë nuk kam votuar që prej 30 vjetësh. Fushata nuk mund të na bindë sepse nuk ka kandidatë që të na bëjnë të votojmë për ta ".

Qytetarët janë të mendimit se në fushatën parazgjedhore nuk ka debate të vërteta dhe përplasje idesh. Karantina, nga ana tjetër, pengoi kontaktet e vërteta të kandidatëve me votuesit. Disa madje theksojnë se debatet mediatike kanë më tepër efekt negativ. "Në fund të fushatës zgjedhore nuk kemi përgjigje të qartë për atë që do të ndodhë ditën e zgjedhjeve," tha sociologu Zhivko Georgiev.

A arritën partitë të vendosin kontakt me grupet e tyre të synuara? Nëse fushata është e suksesshme, do ta themi pas ditës së zgjedhjeve. Gjatë debateve në media liderët e partive të mëdha nuk arritën të realizojnë një takim të drejtpërdrejtë mes tyre dhe qytetarët përkatësisht nuk arritën të bëhen dëshmitarë të përplasjeve të ideve. Arsyeja? 

"E vërteta e hidhur është se ne nuk kemi liderë të vërtetë në nivelin e partisë. Shumë prej të ashtuquajturve udhëheqës janë të amortizuar - shpjegon sociologu. - Ne duam fytyra të reja, por ato u shtypën për shkak të shumë rrethanave - situata epidemike, e cila kufizonte mundësitë e tyre për ngjarje më të pazakonta, padyshim që luajti një rol të rëndësishëm, si dhe mungesa e resurseve. Nuk duhet të gënjehemi – tek burimet financiare, mediatike dhe publike kanë qasje partitë në pushtet. Dhe jo në vend të fundit, mediat kryesore në vend nuk arritën të gjenin forma adekuate për të provokuar këta mysafirë, të cilët do të ishin shumë të dobishëm për votuesit, për të marrë një vendim të informuar dhe për t'u motivuar për të marrë pjesë në proces. " 

Sipas Zhivko Georgievit aktiviteti elektoral do të jetë rreth 50% në zgjedhjet më 4 prill. Sipas tij, do të ketë surpriza në rezultatet e votimit nëse më shumë se 3 milion njerëz shkojnë në qendrat e votimit dhe votojnë. Midis 5 dhe 8 do të jenë formacionet politike që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, tha ai, duke theksuar se do të jetë shumë e vështirë për të formuar një koalicion qeverisës, gjë që hap rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Autor: Elena Karkallanova /sipas intervistës së Daniella Goleminovës, BNR – “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD