Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e reflektimit përpara zgjedhjeve parlamentare në Bullgari

Foto: BGNES

E shtuna është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. Është i ndaluar agjitacioni politik 24 orë përpara ditës së zgjedhjeve dhe në vet ditën e votimit. 

Përveçse nuk lejon agjitacion, ligji nuk lejon dhe njoftimin e rezultateve të sondazheve sociologjike, të cilat zbulojnë nën çfarëdo qoftë forme shpërndarjen e forcave. Shpërndarja e materialeve të reja propagandistike është gjithashtu e papranueshme, si dhe shkatërrimi dhe prishja e të tillave tanimë të vëna. 

Dita e reflektimit është dhe dita për përgatitjen e fundit të seksioneve zgjedhore - rregullohen dhe përshtaten dhomat e votimit, kurse ambientet pastrohen dhe dezinfektohen. 

Deri në fillimin e ditës së zgjedhjeve Komisioni Qendror Zgjedhor regjistron  vëzhguesit dhe publikon regjistrin e tyre në faqen e tij të internetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen..

botuar më 25-08-05 7.30.MD

Anija e peshkimit "Çavdar" bëhet vend për zhytës pranë qytetit Sozopoll

Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe..

botuar më 25-08-05 4.45.MD

U shpallën ndryshimet në Ligjin për qarkullimin rrugor – hyjnë në fuqi pas një muaji

Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për..

botuar më 25-08-05 4.27.MD