Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi dita e zgjedhjeve në Bullgari

Foto: BNR- Ani Petrova

Sipas legjislacionit bullgar, ambientet zgjedhore hapen, kurse dita e zgjedhjeve shpallet nga kryetari i  Komisionit Sektorial të Zgjedhjeve në orën 7,00. Për këtë qëllim duhet të ketë kuorum, me fjalë të tjera të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit. Fill përpara nisjes dhe hapjes së ditës së zgjedhjeve shtypen fletët e votimit. Kryetari i Komisionit Sektorial të Zgjedhjeve kontrollon fletëvotimet dhe materialet, kutinë e votimit, përfshi dhe gjatë votimit me makinë dhe nëse ajo është bosh. Pas kontrollit  kutia mbyllet dhe vuloset me shirita letre, të firmosura nga anëtarët e pranishëm në komision, dhe vuloset me vulën e komisionit. Pas këtyre veprimeve dita e zgjedhjeve shpallet e hapur. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): rektori i Universitetit të Sofjes Prof. Georgi Vëlllçev, ministri i arsimit Prof. Galin Cokov, ministri i energjisë Vlladimir Malinov, drejtorët ekzekutiv të Holdingut Energjetik Bullgar Galina Todorova dhe Vlladimir Nikollov

Vraca bëhet një qendër për zhvillimin e energjisë dhe shkencave të reja

Në qytetin e Vracës (Bullgaria Veriperëndimore) do të krijohet një qendër për zhvillimin e energjisë dhe shkencave të reja. Në këtë drejtim u nënshkrua një memorandum ndërmjet Bashkisë së Vraçës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shoqatës së..

botuar më 24-10-24 3.56.MD

Në Danub po mbahet një stërvitje për shpëtim në një aksident ajror

Një stërvitje në shkallë të gjerë për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave të një aksidenti aviacioni dhe likuidimin e pasojave të tij (SAREX-24) po zhvillohet përgjatë lumit Danub në rajonin Ruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Dy helikopterë..

botuar më 24-10-24 2.14.MD

Bullgaria do të aplikojë metodën franceze dhe spanjolle për të luftuar breshëritë

Gjeneratorët tokësorë me jodur argjendi për mbrojtje kundër breshëritë do të testohen pilot në 2 zona ku nuk lejohet shfrytëzimi i raketave, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë Ivan Kapitanov. Në një takim me Klod Berte, drejtor i Shoqatës Kombëtare..

botuar më 24-10-24 12.04.MD