Gati 15 000 votues që u vunë në karantinë pas 1 prillit nuk do të jenë në gjendje të votojnë me një kuti lëvizëse votimi. Këtë e tha në Veliko Tërnovo Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, përderisa ai ishte duke pritur për të votuar.
Ai theksoi se nuk pret që pandemia të arrijë kulm pas votimit parlamentar, sepse vala e tretë e pandemisë në vend filloi të ulet. Ministri u bëri thirrje policisë dhe autoriteteve shëndetësore të monitorojnë që në radhët në qendrat e votimit të mos ketë të karantinuar. Në lidhje me përhapjen e Covid-19 Angellov shtoi se për disa ditë ka pasur një trend të brishtë për të zvogëluar përqindjen e mostrave pozitive.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..