Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emrat e deputetëve të rinj do të dihen deri më 11 prill

Foto: BGNES

Mbi 10.4 milion shifra do të përpunohen nga komisionet e seksioneve gjatë natës së zgjedhjeve. Ka mbi 400 shifra në secilin protokoll. Sipas ligjit, protokollet duhet të jenë gati brenda 24 orëve pas përfundimit të votimit. Të dhënat do të përpunohen më ngadalë për shkak të përmbledhjes së rezultateve të votimit në letër dhe makineri. Pas kësaj ato do të përmblidhen përsëri në komisionet e rretheve dhe duhet t'i paraqiten Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ deri më 6 prill. Deri më 8 prill, KQZ-ja është e detyruar të shpallë votat e marra dhe shpërndarjen e vendeve. Nëse një kandidat zgjidhet në dy rrethe, ai ka 24 orë për të treguar se nga cila listë do të hyjë. Emrat e 240 deputetëve të rinj duhet të jenë të qartë deri në 11 prill, shkruan gazeta “24 orë”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria, së bashku me 12 vende të tjera, merr pjesë në një stërvitje kundër minave në Detin e Zi

Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..

botuar më 25-10-07 9.57.PD

Pas përmbytjeve, Bullgaria kërkon ndihmë nga Fondi i Solidaritetit i BE-së

Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..

botuar më 25-10-07 8.27.PD

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..

botuar më 25-10-06 7.35.MD