Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvan Simeonov para Radio Bullgarisë:

Vota jashtë shtetit kundër sistemit mund të bëhet një tendencë e qëndrueshme

Përvan Simeonov
Foto: BGNES

"Bullgaria Demokratike" dhe "Ka një popull të tillë" të showmanit Sllavi Trifonov janë dy partitë me rezultatet më të mira të votimit të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Sipas rezultateve përfundimtare, Trifonov u mbështet nga 30.75% e votuesve, ndjekur nga partia e krahut të djathtë, e cila u përkrah nga 17.56%. Sidoqoftë, sa i qëndrueshëm mund të jetë suksesi i një partie, udhëheqësi i së cilës është një yll televiziv me të cilin janë rritur disa breza bullgarësh? Gjatë të gjitha këtyre viteve ai arriti të imponojë transmetimet e tij midis burimeve kryesore të informacionit për qindra mijëra bashkatdhetarë tanët të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga Bullgaria si pjesë e migrimit ekonomik. Cilët faktorë të tjerë shpjegojnë shndërrimin e tij në befasi të zgjedhjeve të fundit parlamentare?

"Sllavi Trifonov është i qartë se sjellja ballkanike, veçanërisht për jashtë vendit, është një mënyrë që të ruash lidhjen me atdheun - thotë sociologu nga agjencia Gallup Përvan Simeonov . - Thjesht shikoni kanalet muzikore të ish-Jugosllavisë. Përmes muzikës ballkanike, ekziston një eksport i nostalgjisë për mëmëdheun, bëhet një urë kulturore. Sllavi e ka kuptuar këtë duke vëzhguar modele të tjera ballkanike. Përveç kësaj, ai kuptoi një faktor tjetër të rëndësishëm - pjesa e bullgarëve në komunitetin jashtë po rritet gjithnjë e më shumë.”

Sipas sociologut shkaku më i madh për rezultatin e tij të lartë është pakënaqësia e njerëzve për gjendjen e Bullgarisë. Në këtë kuptim votimi për partinë “Ka një popull të tillë” mund të mos mbetet një tendencë e qëndrueshme, në qoftë se lideri i saj nuk vazhdon të jetë kundër sistemit. 

Ata që pësuan humbje më të mëdha në zgjedhjet jashtë janë pjesëmarrësit në qeverinë e tanishme të koalicionit dhe opozita – BSP /Partia Socialiste Bullgare/ Sipas Simeonovit, kjo e ka shpjegimin e vet: 

"Në përgjithësi, palët e statukuos nuk janë shumë të dashura jashtë vendit, sepse që të jesh jashtë ka dy shkaqe. Së pari - nuk ke parë asgjë të mirë nga qeveria në vendin tonë, dhe së dyti - je një student me një botëkuptim pak më të gjerë dhe gjithashtu je kundër statukuos. Është e panevojshme të thuhet se paraqitja e BSP-së jashtë vendit ishte tragjike, në Bullgari ajo gjithashtu mori rezultate nën ato të pritura. Një prej arsyeve për këtë është Covid-19, e cila ndaloi shumë njerëz të moshuar për të votuar. Sllavi Trifonov u mbështet tek retorika anti-Covid dhe fushata e tij ishte kryesisht ndër të rinjtë, gjë që e ndihmoi atë të tërhiqte votat e tyre. Nëse i shikojmë tendencat afatgjata, vota nga jashtë kundër sistemit do të mbetet një trend i qëndrueshëm ".

Sidoqoftë, kujdesi për komunitetet bullgare jashtë duhet të jetë ndër prioritetet e shtetit. Në këtë mënyrë ai ruan identitetin e tyre, mirëmban një rezervë të konsiderueshme demografike dhe përpiqet të shlyejë fajin e vet se ata janë larg atdheut.

Në ditën e zgjedhjeve votimi i bullgarëve jashtë vendit, përveç rezultateve rekord për disa nga partitë, do të mbahet mend për aktivitetin e madh elektoral të mbi 180 000 njerëzve. Numri i madh i votuesve dhe puna e ngadaltë e komisioneve të seksioneve formoi radhë të gjata në shumë qytete evropiane. Kufizimet për numrin e seksioneve në vendet jashtë BE-së gjithashtu ndikuan në proces. 35 seksionet e hapura në Britaninë e Madhe ishin absolutisht të pamjaftueshme. Bashkatdhetarët tanë paralajmëruan për probleme të mundshme gjatë votimit dhe kërkuan ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ato përfshijnë krijimin e zonës elektorale “Jashtë vendit”, rritje të numrit të vendvotimeve në shtetet jashtë BE-së dhe mundësinë që qytetarët të votojnë në mënyrë elektronike ose me anë të postës. Përvan Simeonov i përshkroi shumicën e tyre si klishe të rrezikshme sepse:
 
"Votimi me postë nuk është i sigurt për sa i përket fshehtësisë së votës. Si mund të sigurohemi që dikush që ka votuar me postë ose në mënyrë elektronike nuk e ka bërë atë nën presion? Futja e votimit elektronik ose postar është një ndërhyrje e madhe në procedurën e zgjedhjeve, gjë që unë nuk e mbështes. Rritja e numrit të seksioneve në vendet jashtë BE-së varet nga vendimi konkret i Bullgarisë - a dëshiron ajo të lejojë një votim masiv nga Turqia apo jo? "

Sa i përket zonës elektorale “Jashtë vendit” duhet të jemi të qartë se mungon informacion i besueshëm statistikor për numrin e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. 
 
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD