Hipermarketet për mallra jo ushqimore me sipërfaqe mbi 300 metra katrorë ngulin këmbë që të hapen nga 12 prilli. Në një letër dërguar autoriteteve ato pohojnë se janë diskriminuar dhe këmbëngulin për përkrahje nga ana e shtetit, transmetoi reporterja jonë Natalia Gançovska.
"Masat anti-epidemike janë më efektive dhe të zbatueshme në dyqanet me hapësirë më të madhe. Mbyllja e tyre çon në një ridrejtim të rrjedhës së konsumatorëve në vendet më të vogla, ku në një hapësirë më të kufizuar mblidhen më shumë njerëz," thuhet në pozicion. Në të këmbëngulet për barazinë e bizneseve në kushtet e pandemisë. Nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen, ata do të fillojnë protesta masive.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..