Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivet Ardelean - një grua bullgare në Amerikë me një kurorë dhe uniformë

Foto: Facebook /Ивет Арделеан

Ajo ka disa muaj që ka veshur një uniformë policie, por ky nuk është roli i saj i vetëm. Kur nuk xhiron skena veprimi, punon mbi veshjet nga koleksioni i saj i modës dhe kohë pas kohe kthehet në një ushtar të vërtetë. Me një kurorë reale ose imagjinare, kudo që të shkojë, Ivet Ardelean tërheq vështrimet.

Bullgarja Ivet Ardelean  (Yvette Ardelean) së shpejti do të paraqitet në rolin kryesor në filmin me seri shumë në zë përtej Oqeanit “Policët nga Çikagoja” ("Chicago Cops"). Aktorja ka marrëveshje për tre sezone dhe në sheshin e xhirimit ajo luan rolin e një gruaje policie, një pjesë nga një ekip i cili heton vrasje dhe krime të tjera të rënda.  

“Gjatë vitit 2018 nënshkrova kontratë me agjencinë në Beverly Hills, e cila më gjen punë si model dhe artiste - tregon Ivet Ardelean përpara Radio Bullgarisë. Agjenti im mori vesh se për “Policët nga Çikagoja” kërkohet një vajzë për rolin kryesor, sepse njëra nga aktoret  do të merrte pjesë në një serial  tjetër në Nju Jork. Producenti e pëlqeu aksentin tim bullgar dhe tanimë po xhiroj që nga muaji tetor gjatë vitit të kaluar.”



Mbase Ivet Ivanova, e cila ka lindur në Bullgari, nuk ka përfytyruar kurrë se një ditë do të veshë uniformë të ngjashme si të prindërve të saj policë. Por “Vendi me mundësi të pakufizuara” del mjaft bujar ndaj vajzës e cila në moshën 13 vjeçe lë pas shpine të gjithë jetën e saj të deritanishme.

“Babai im fitoi kartë të gjelbër dhe gjatë vitit 2004 e gjithë familja u transferuam në Shtetet e Bashkuara - kujtohet  Ivet Ardelean. Atëherë unë nuk flisja asnjë lloje anglishte, por pavarësisht nga kjo më regjistruan në shkollë. Kisha shumë vështirësi, qaja shumë, doja që të kthehesha, nuk më pëlqente fare. Me kalimin e kohës u mësova, lidha disa miqësira, fillova të mësoj gjuhën. Dhe që atëherë nuk jam kthyer më në Bullgari.”



Konkursi i parë i bukurisë në të cilin Ivet Ardelean fiton çmim si adoleshente është ky në Boston. Ndërkohë zhvillon fotografime për revista dhe parakalon në sfilata të modës. Përpara 3 vjetëve ikën me një kurorë në kokë nga konkursi  “Mis Hollywood”, pas kësaj ajo u shpall Miss California , kurse gjatë muajit shtator do të përballet me sfidën më të madhe - pjesëmarrje në një nivel kombëtar në “Miss Amerika” për femra mbi 26 vjeç.

“Pëlqejnë ndjenjën time të humorit - kështu Ivet Ardelean i përgjigjet pyetjes se me çfarë më tepër e tërheq jurinë në konkurset e bukurisë. Nëse jam e shqetësuar, unë bëj dhe përdor shaka dhe arrij t’i bëjë të gjithë të qeshin. Që të bësh përshtypje, duhet të jesh e bindur.”

Për konkursin e ardhshëm Ivet Ardelean zgjedh kauzën për luftë kundra dhunës - një problem ky i vlefshëm në të gjithë botën. Ana e saj altruiste gjithashtu e shpie atë në Gardën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ku ajo kohët e fundit bëhet një ushtare. Në strukturë është e lejuar pas një hetimi serioz njëmujor nga FBI.



“Unë punoj me kohë të pjesshme në ushtri
dhe gjatë një fundjave në muaj jam e detyruar të stërvitem - thotë akoma Ivet Ardelean. Nëse rastisin çrregullime, përmbytje, tornado ose na ruajt Zoti, fillon luftë, na dërgojnë ne. Njëherë në vit  shkojmë në një trajnim më special dyjavor, mësojmë të qëllojmë, të notojmë, në përgjithësi jemi gati për të vepruar. Deri tani akoma nuk kam marrë pjesë në një mision real.”

E angazhuar me role kaq të ndryshme, Ivet Ardelean ëndërron për një gjë - më në fund të përfundojë pandemia, që të mund të vizitojë Bullgarinë. Përshtypjet e saj për të ajo i ndërton kryesisht nga kujtimet e saj fëmijërore në det dhe nga tregimet e një bashkënxënëseje të saj të dikurshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Ивет Арделеан



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD