Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e Deanna Haag dhe libraria e saj e ngrohtë në Varna

Foto: arkivi i Deanna Haag

Deanna Haag ka lindur në Klivland, në Ohajo të SHBA-së. Është rritur me ëndrra për aventura dhe horizonte të reja. Ka përfunduar specializimin në “Arte të Bukura” në kolegjin Wittenberg në Ohajo, por jeta e saj merr një drejtim të papritur. Në rininë e saj, amerikania është dalluar për bukurinë e jashtëzakonshme dhe madje ka marrë pjesë në konkursin “Miss America”. Por pasioni i saj i vërtetë janë letërsia dhe udhëtimet. Dhe fati i do të guximshmit. Prandaj e dërgon larg qytetit të saj të lindjes, përmes kontinentesh dhe shtetesh të ndryshme — një udhëtim jetësor që e çon deri në bregun e Detit të Zi.

Deana në Londër (majtas) / Deana mori pjesë në konkursin Miss America (djathtas)

Në vitin 2007 në qytetin e Varnës (Bullgaria Verilindore) fillon një kapitull i ri në historinë e Deannës. Sot ajo është pronare e lumtur e njërës prej librarive më artistike dhe më të vizituara në qytet.

"Jam amerikane, por kam jetuar në Londër për 15 vjet, kam kaluar edhe 5 vjet në Moskë dhe 3 vjet në Iran, por mund të them se preferoj Evropën Lindore. E di rusishten dhe kjo ishte një nga arsyet që erdha në Bullgari. Gjuha juaj, natyrisht, nuk është si rusishtja, por është e afërt. Pengesa gjuhësore dhe burokracia janë sfidat me të cilat përballem këtu. Por, si një person që ka jetuar në qytete të mëdha dhe të ngarkuara, Varna më jep atë qetësi që kërkoja" – ndan për Radio Bullgarinë Deanna Haag.

Libraria e Deannës është e rregulluar me rafte të larta, kënde të rehatshme për lexim me dritë të butë, të ngjashme me analogun e saj të famshëm parisien “Shakespeare dhe miq”. Ky cep i qetë në zemër të qytetit të ngarkuar bregdetar mirëpret rregullisht takime letrare dhe festa tematike me çaj. Ndonjëherë Deanna organizon lexim të përrallave për fëmijë në anglisht. Ndodh që klasa të tëra, të kalojnë pragun e saj për mësimet e letërsisë. Gjithçka ka filluar para 17 vitesh.

“Kur mbërrita për herë të parë në vitin 2007, konstatova që librat në anglisht këtu në treg ishin të rinj dhe të shtrenjtë – kujton Deanna. – Prandaj vendosa të porosis 10 mijë libra nga Mbretëria e Bashkuar, shumë prej të cilëve ishin të përdorur. Në fillim u përqendrova në shitjen e librave në anglisht, por me kalimin e kohës fillova të ofroj edhe libra në bullgarisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe danisht, pasi përpiqem të siguroj shumëllojshmëri dhe të përfshij të gjitha gjuhët. 

Gjysma e klientëve të mi janë bullgarë. Këta janë njerëz që lexojnë lirshëm në anglisht ose që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Shumë lexues bullgarë tregojnë interes për autorët klasikë. Kjo tregon se janë inteligjentë dhe kërkojnë letërsi me vlerë. Por librarinë e vizitojnë edhe të huaj – kryesisht turistë gjatë verës. Disa njerëz madje dhurojnë libra për librarinë” – thotë Deanna Haag. Dhe shton se për të, gëzimi më i madh është të shohë fytyrën e ndonjë vizitori që ndriçohet kur gjen një libër interesant.

Edhe sot e kësaj dite, amerikania kujton vitet më të frytshme të saj në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë. Në kryeqytetin sovjetik, Deanna ishte pjesë e radios amerikane “Radio on the Seven Hills”. Më vonë punon si drejtoreshë reklame në “The Moscow Times”. Përvoja në kryeqytetin rus i jep asaj një kuptim të thellë për kulturën e Evropës Lindore. Ajo thotë se në Varna është ndodhur pothuajse rastësisht, por shpejt ka zbuluar se ky është vendi i duhur për të.

"Sepse unë jam nga ata amerikanë që kanë jetuar jashtë Amerikës dhe, siç përmenda, e dua Evropën Lindore. Prandaj vendosa të vij këtu – për shkak të Detit të Zi dhe për shkak të supës suaj të shijshme me pulë" – thotë me gjysmë shaka Deanna dhe shton: – "Imagjinoni, jetoj 10 minuta larg nga libraria ime, fare pranë detit! Ky është një luks që vështirë mund të gjendet në vende të tjera."


Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë

Foto: Arkivi i Deanna Haag

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Emmanuel Delhoume (në mes)

Si francezi Emmanuel Delhoume nga Parisi zbuloi vendin tonë dhe Radio Bullgarinë

U takuam me francezin Emmanuel Delhoume në kishën ortodokse bullgare “Shën Patriarku Evtimij i Tërnovos” në Paris. Ai është i martuar, ka pesë fëmijë dhe familja e tij është e besimit ortodoks. Bullgarinë e zbuloi në një moment të vështirë, në vitin 2018,..

botuar më 25-09-25 8.05.MD
Ervis Taluri

Një jetë mes dy kulturave: Intervistë me z. Ervis Taluri, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Biznesit Shqipëri–Bullgari

Historia e Ervis Talurit është një udhëtim mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, mes dy kulturave që sot ai i ndjen si pjesë të pandashme të vetes. Rrugëtimi i tij filloi në një periudhë të trazuar për Shqipërinë. Pas vitit 1997, kur vendi..

botuar më 25-09-14 9.00.PD
 Ethan Schaber

Amerikani Ethan Schaber, për të cilin Bullgaria është "vendi i tij"

Ai është Ethan Schaber – një njeri i ri, i arsimuar, i gëzuar, i cili u bë i njohur muajt e fundit në rrjetet sociale edhe si Fshatari Dion. Unë jam amerikan. Erdha në Bullgari në vitin 2018 me pushime. U njoha me gruan time dhe tashmë jetojmë..

botuar më 25-09-11 7.00.PD