Në një seancë mesnate, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) shpërndau mandatet midis gjashtë forcave politike që hyjnë në parlamentin e ardhshëm. GERB merr 75 vende, “Ka një popull të tillë” - 51, Partia Socialiste bullgare - 43, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 30, Bullgaria Demokratike - 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” – 14. Të dhënat përfundimtare tregojnë se nga 6 789 605 zgjedhës në listë, votuan 3 334 283. Votat e pavlefshme janë 86 527 dhe 47 749 njerëz shënuan kutinë “Nuk mbështes askë”. Mbi 43 për qind prej votuesve përdorën preferencën, e cila çoi në 157 rirregullime në lista. KQZ-ja hoqi nga lista e deputetëve të zgjedhur gjashtë nga DPS dhe dy nga GERB/SDS - duke përfshirë Bojko Borisovin, pasi mori aplikime prej tyre. “Arritëm të zhvillonim zgjedhje ligjore dhe të ndershme me kohë, pavarësisht nga situata epidemike”, komentoi Kryetari i KQZ-së Aleksandër Andreev.
Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..