Çfarë është e përbashkët midis Francës Jugore dhe bregdetit verior bullgar të Detit të Zi? Ne do t’u japim një nga përgjigjet e mundshme - Patrice Rayssac
“Unë jam nga Franca Jugore, afër qytetit Toulouse. Ky është një qytet i madh i cili gjendet midis oqeanit dhe detit dhe është afër Pirenejve. Aty është shumë bukur, e këndshme dhe mjaft ngrohtë, por unë kam jetuar aty shumë vjet dhe dua të shikoj një vend të ri.”
Ky vend i ri për Patrice del se është qyteti Varna. Ai vjen për të jetuar në kryeqytetin detar bullgar përpara 7 vjetëve, i mahnitur nga mënyra e lirë e të jetuarit dhe atmosfera e qytetit. Fillon t’u japë mësime në gjuhën franceze online njerëzve nga e gjithë bota dhe të fotografojë. E përcakton veten e vet si një fotograf adhurues, kurse tema e tij e dashur është deti, të cilin ai e do fortë. Thotë se këtu në qytetin Varna zbulon vende dhe pamje të bukura, gjë e cila i jep një motivacion dhe frymëzim të madh.
“Unë e dua Bullgarinë, e dua detin dhe e pëlqej shumë qytetin Varna, sepse këtu ka Kopsht Detar, ka një plazh të shkëlqyer dhe këtu ka një atmosferë shumë speciale. Nuk ka një qytet tjetër në Bullgari me një atmosferë të tillë. Njerëzit janë të mirë”.
Patrice tanimë e flet mirë gjuhën bullgare, por pohon se nuk i ka qene fare lehtë. Ai do që të përmirësojë nivelin e tij dhe e bën këtë përmes librave të ndryshëm, të cilat i lexon në gjuhën mjaft të çuditshme për të. Dhe e gjithë kjo në emër të dashurisë së tij ndaj Bullgarisë dhe regjionit.
“Mua më pëlqen kjo pjesë nga Evropa -këtu, në Lindje. Më pëlqen dhe Greqia dhe Rumania - që të gjitha vendet ballkanike më janë shumë interesante. Të jetosh gjatë gjithë jetës në një atmosferë nuk më pëlqen. Kam nevojë të shikoj vende të reja, sepse ne jemi një botë me njerëz shumë të ndryshëm. Dhe kultura, filozofia e vendeve të ndryshme më është shumë interesante.”
Nga Franca i mungojnë shumë pak gjëra - familja dhe shokët e tij, por pohon se ai përshtatet shumë lehtë dhe në Bullgari nuk i mungon asgjë.
Intervistë: Vanja Sllavova, BNR -Varna
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Patrice Rayssac
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..