Qyteti i vetëm i madh nga koha e trakëve i ruajtur e deri më sot në Bullgari shtrihet nja dhjetë kilometra larg qytetit të sotëm Jamboll. Ndryshe nga shumë vendbanime të tjera nga kjo epokë, Kabile është shumë i ruajtur dhe i studiuar plotësisht nga arkeologët. Sot vendi u shpall rezervat arkeologjik. Në afërsi të drejtpërdrejt ka një muze modern multimediatik, ku janë të ekspozuar një pjesë prej zbulimeve dhe projektohen filma dokumentarë.
Çfarë dimë për të kaluarën mijëvjeçare të qytetit Kabile?
Qyteti u formua që në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit, pranë një qendre të madhe të kultit – kodrinës Zajçi Vrën. Që atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt rrafshinës dhe muret e rindërtuara të godinave dhe fortifikatave të dikurshme. Një fakt interesat është se në vitin 341 para Krishtit, qyteti Kabile u pushtua nga Filip i Maqedonisë, ndërsa më vonë për një kohë të shkurtër në të banonte edhe biri i tij Aleksandër III i Madh i Maqedonisë.
Në shekullin e tretë para Krishtit Kabile ishte rezidenca e mbretërve trakë Spartok dhe Skostok, ndërsa më vonë, pasi u pushtua nga romakët, u kthye në një kamp romak – njeri prej më të mëdhenjve në provincën romake Trakia. Në fund të shekullit të VI u asgjësua nga avarët.
Çfarë mund të shihni në Kabile sot?
Para disa vitesh objekti arkeologjik u rindërtua në kuadrin e një programi evropian dhe tani pret miq me eksponatet e restauruara. Ndër ta janë mure të kështjellës trake me disa kulla, dy bazilika nga epoka e krishterimit të hershëm nga shekulli i IV, dy banja romake, si dhe kazermat, depot e drithërave madje edhe një lagje e tërë nga koha kur Kabile ishte kamp ushtarak romak.
Më shumë për këtë qytet të moçëm pranë vendbanimit të sotëm Jamboll, mund të lexoni në botimin “Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Burgasi , si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni..
Po punohet për procedurën e përgatitjes së kandidaturës për regjistrimin e Gurëve të Ngulur si një objekt në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur për BTA Dr. Vlladimir Sllavçev, asistent i lartë në..
Deri më 13 korrik 2025, parku historik "Hisarllëka" pranë qytetit të Kjustendillit pritet të mirëpresë mijëra turistë, aventurierë dhe adhurues të historisë. Edicioni i pestë i festivalit "Hisarllëka Experience" ofron përvoja të paharrueshme mes mureve..