Skuadra futbollistike e Sofjes “Sllavija” është 7 herë kampione kombëtare dhe 8 herë fituese e Kupës së Bullgarisë. Ajo garon në Ligën e Parë Profesionale të Futbollit. Skuadra ka stadiumin e vet “Sllavija” me mbi 25 000 vende për të ulur. Ngjyrat e klubit janë të bardha dhe të zeza.
Interesante, plotë shumë emocione, fitore dhe disfata është historia shekullore e klubit. Ai u themelua më 10 prill të vitit 1013 nga një grup të rinjsh të entuziazmuar.
Mirëpo, pse ata zgjodhën Sllavja për emrin e ekipit të tyre? Sepse për ta fjala është një simbol i sllavizmit, dhe sepse ata tashmë kishin dëgjuar për ekipin çek me të njëjtin emër. Për këtë arsye ata shpresonin të marrin mbështetje nga ai. Më 11 gusht ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare dhe fitoi me 1:0 kundër skuadrës së Sofjes “Futboll Klub 13”. Pësojnë shumë fitore dhe suksese! Në vitin 1926 “Sllavija” për herë të parë u bë kampion i Bullgarisë. .
Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore skuadra fitoi edhe 5 tituj të tjerë të kampionit duke u afirmuar si një nga klubet më të mira të futbollit në Bullgari. Në fillim të viteve 60-të të shekullit XX sportistët e klubit fituan Kupën e Bullgarisë dhe debutuan me sukses në turnetë evropiane të klubeve.
Më shumë për të kaluarën e lavdishme të ekipit mund të lexoni në materialin “Skuadra sportive “Sllavia” shënon 100 përvjetorin e themelimit të saj” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: slavia-bg.com
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..
Në garën me gati 2000 atletë, në Kampionatin Multi-Evropian të Taekwondo-s në Nish (Serbi), garuesit bullgarë fituan tre medalje ari dhe tre bronzi, dhe Viktoria Ivanova u zgjodh gjyqtarja më e mirë. Në kategorinë e meshkujve deri në 68 kg, Stefan..