Në fshatin Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, të njohur si “fshati i lejlekëve”, prej disa vjetëve kanë kamera për mbikëqyrje të vazhdueshme të njërës prej foleve të shumta të lejlekëve. Ideja është e vatrës së kulturës vendase “Izgrev-1930” dhe të përfaqësisë së Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve në qytetin Goce Dellçev. Kamera punon pa u ndërprerë dhe përmes internetit ka mundësi të shikohet në çdo kohë se çfarë rastis në fole. Qëllimi i vërejtjes është arsimor - për edukim në kujdes dhe qëndrim përgjegjës ndaj mjedisit rrethues. Projekti është i titulluar: “Simbolet kulturore të fshatit Baniçan” dhe është i financiar nga Fondi Kombëtar “Kulturë” pranë Ministrisë së Kulturës. “Duam që të kuptojmë më shumë për jetën e lejlekut të bardhë, kështu që fëmijët të vëzhgojnë folenë e lejlekut dhe të shikojnë kur vezët çelin, si ushqehen lejlekët e vegjël dhe nëse lejleku i bardhë është vërtet kaq i kujdesshëm për fëmijët e tyre” - sqarojnë nga shoqata vendase për mbrojtjen e natyrës. Përveç kamerës, pranë folesë ka dhe një tabelë informative me link, që të mund familja e lejlekëve të vërehet prej më shumë njerëzve.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...