Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.
Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.
Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..