Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.
Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.
Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..