Nuk do të jem kandidat për kryeministër në kabinetin e ri, i cili do të propozohet nga GERB. Këtë e deklaroi në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov, duke iu përgjigjur në pyetjeje të BNR-së.
"Nuk duket modeste, por sot nuk ka asnjë kryeministër më të përgatitur se unë. Dhe nuk është rastësi që ne jemi forca e parë politike pas 5 zgjedhjeve parlamentare. Unë do të propozoj një kryeministër tjetër me një orientim evropian, i cili është pro NATO-s. Do ta them emrin e tij pasi na dorëzojnë mandatin" – shtoi Borisov. I pyetur nëse propozimi do të ishte Tomisllav Donçev, Borisov tha "jo".
Megjithë mungesën e kuadrove dhe të personave me vizion, lista e ministrave tashmë është e gatshme. Midis tyre do të ketë si emra të rinj, kështu dhe të vjetër, theksoi udhëheqësi i GERB.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..