Partia GERB shpalli kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të vendit. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Më herët sot informacioni i njëjtë u njoftua nga botimi elektronik i gazetës “24 çasa” dhe media të tjera, duke cituar burime të larta të partisë. Ju rikojtojmë se këtë mëngjes Bojko Borisov tha se ai vetë nuk do të kandidonte për kryeministër, por partia e tij do të shpallë kandidaturën e një njeriu të ri me një orientim të qartë pro-evropian dhe pro NATO-s.
Daniell Mitov lindi në 1977. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Sofjes "Kliment Ohridski". Ka marrë pjesë në programet e shkëmbimit "Marshall" të Marshall Memorial Fund (German Marshall Fund of the US) si dhe në "Program des personnalites d'avenir" të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Në vjeshtën e vitit 2010 filloi punë për Institutin Kombëtar Demokratik të SHBA-së, fillimisht në Irak, ku ishte menaxher i Programit të Zhvillimit dhe Mbështetjes së Partive Politike, dhe më vonë në Bruksel, Libi, Kongo, Ukrainë, Jemen, Tunizi dhe të tjera. Në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Rosen Plevneliev si Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e përkohshëm të Georgi Bliznashkit dhe e mbajti këtë post në qeverinë e ardhshme - qeverinë e dytë të Kryeministrit Bojko Borisov. Aktualisht Daniell Mitov është një deputet i GERB-SDS në parlamentin e ri.Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..
Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
Studentët bllokuan hyrjet e Radio Televizionit të Serbisë Studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e Radio Televizionit Kombëtar të..