4
Pavarësisht nga masat kundra epidemiologjike dhe nga koha më e freskët gjatë kësaj pranvere, kryeqytetasit i përmbushin rrugët, parqet dhe kopshtet, duke shijuar rrezet e para më të buta të diellit dhe pemët dhe shkurret me një gjelbërim të ndrojtur. Gjatë muajit prill Sofja shkund mantelin e saj gri dimëror, që të shkëlqejë me ngjyrat e pranverës. Kompozicionet prej luleve pranverore, të cilat do t’i gëzojnë kryeqytetasit dhe turistët gjatë javëve të ardhshme do të shpërndahen në më shumë se 10 dynymë nëpër të gjithë qytetin. Pjesa më e madhe e shtretërve të luleve do të zbukurojnë parqet dhe kopshtet e qytetit - njoftojnë nga bashkia e kryeqytetit.

Sivjet, me një nderim më të madh janë tulipanët dhe manushaqet. Për këtë qëllim në Sofje janë mbjellë mbi 200 mijë tulipanë, një pjesë nga të cilat janë import nga Holanda. Dhe akoma - 5200 manushaqe dhe luleshqerra /Bellis perennis/, 300 mijë trëndafila dhe më shumë se 2 000 shkurre shumëvjeçare do të gëzojnë sofjanasit.

Qilimat më spektakolar të tulipanëve rozë me tufa dhe të manushaqeve do të hapen përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës, kurse nga Ura e të Dashuruarve do të shikohen rrethe me shkurre me një gjelbërim të përhershëm në një gërshetim me tulipanë të bardhë dhe bojë rozë. Gjatë lulëzimit të bulevardit të kryeqytetit “Evllogji dhe Hristo Gjeorgjievi” rreth kanalit të lumit Perllovska, janë përdorur varietete të ndryshme të tulipanëve të bardhë me tufa, në një gërshetim me luleshqerra të bardha, rozë dhe me tufa.

Figura me ngjyra dhe rreshta të hollë të barërave zbukurues, lule shumëvjeçare dhe njëvjeçare dhe shkurre me një gjelbërim të përhershëm do të larmojnë vijat e gjelbra të rrugës “Botevgradsko Shose” dhe do të shoqërojnë me kilometra ata të cilët hyjnë në Sofje.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Ani Petrova
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..