Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një platformë e ardhshme do të afrojë shkencën dhe biznesin

Foto: Pixabay

Shkenca bullgare është në një nivel të lartë dhe ka se çfarë t’u propozojë si investitorëve kombëtarë, kështu dhe investitorëve të huaj. Por, që të mund t’i tërheqë, ajo ka nevojë prej një transferimi efektiv të teknologjive. Por, a janë krijuar kushte, kështu qe përpunimet shkencore të mund të arrijnë deri tek lojtarët e mëdhenj në “luftën” globale ku do të ndërtohen bazat prodhuese të industrive të reja?  

Bullgaria ende nuk ka mësuar se si të bëhet një vend tërheqës për liderët globalë në inovacion dhe njohuri, të cilët kërkojnë një pozicionim të fushatave të veta për një intelekt artificial, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjitë e tjera të së ardhmes. Për këtë qëllim ajo duhet të krijojë  një klimë të mirë të investimeve për zhvillimin dhe vendosjen e projekteve të mëdha dhe për krijimin e besimit për perspektiva dhe zhvillim afatgjatë.

“Në çdo shtet të zhvilluar në fushën e inovacioneve, faktorët kryesorë të kësaj rritjeje inovative janë studimet shkencore dhe veprimtaria për dhënien e patentave për shpikjet - thotë profesoresha Vlladja Borisova, drejtoreshë e Institutit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Transferimin Teknologjik pranë Universitetit për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje. Është me një rëndësi të madhe po kështu që përpunimet shkencore  jo vetëm që të patentohen, por dhe të përfshihen në veprimtarinë prodhuese, e cila nga ana e saj, të krijojë karakterin inovativ  të ekonomisë. Dhe meqenëse hallkat të cilat krijojnë dhe formojnë shkencën janë universitetet dhe institutet kërkimore shkencore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, është me rëndësi të madhe se çfarë buxheti investohet në to. Kurse ai, në krahasim me shtetet e tjera, është nën 1%.”

Vlladja Borisova

Aktualisht ka njësi funksionale përgjegjëse në një fazë të veçantë për ndërtimin e lidhjes midis shkencës dhe biznesit, por nuk ka një sistem të tërësishëm inovativ. Sipas profesoreshës Vlladja Borisova njësia kryesore për realizimin e kësaj lidhjeje janë të ashtuquajturat zyra për transferim të teknologjive - ato ofrojnë informatë për inovacionet e përpunuara  dhe për konsumatorët potencialë  të ideve inovative.

Zyrat e transferimit të teknologjisë janë njësitë që në fakt përkthejnë kërkimet nga gjuha e shkencës në gjuhën e ekonomisë - shton ajo. Kështu që nevojiten dije jashtëzakonisht serioze eksperte, që të mund këto projekte të marrin realizim dhe të mos të mbeten vetëm një teori”.

Ajo, e cila tani e vështirëson biznesin, është sesi të kuptojë se çfarë krijojnë ekipet shkencore-studimore.“Pikërisht  rruga e arritjes deri tek ky informacion është një nga hallkat që mungojnë në ekosistemin e inovacionit,”nënvizon profesoresha Vlladja Borisova. Prandaj dhe planifikohet krijimi i një platforme, e cila të takojë përpunimet shkencore me biznesin, që të mund të realizohet transferimi teknologjik.

“Teknologjitë digjitale lejuan lidhjen shumë më të shpejtë të shkencëtarëve të veçantë dhe të ekipeve shkencore-studimore në çdo një pikë në botë - thotë akoma ekonomistja. Kurse kjo kontribuon  në mënyrë të konsiderueshme për bashkimin e përpjekjeve të përbashkëta në gjetjen e zgjidhjeve në një situatë të caktuar. Një shembull në këtë moment është Covid situata, në të cilën shkencëtarët nga e gjithë bota bashkëpunuan për përpunimin e vaksinës. Të gjithë u bëmë dëshmitarë se një vaksinë, e cila punohet me vite, ishte realizuar për disa muaj”. Licencimi i inovacioneve - në fakt forma, në të cilën realizohet transferimi teknologjik, përbën hallkën akoma munguese në sistemin e inovacionit. “Nëse duam që të gjitha sektorët të mund të përfitojnë nga zgjidhjet inovative, do të duhet që shkenca të jetë prioritet”,rikujton profesoresha Vlladja Borisova.

Redaktore: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Diana Donçevës, BNR-programi “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD
Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD