Pas debateve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi dorëheqjen e qeverisë së tretë të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. Vendimi u mor me 156 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “abstenim”. Deputetët nga ish partia qeverisëse GERB nuk u përfshinë, megjithëse ishin në sallën plenare.
Sipas kushtetutës, dorëheqja e qeverisë u parashtrua në ditën e parë të punës së parlamentit të ri. Dokumenti u paraqit nga administrata e Këshillit të Ministrave në zyrën e Kuvendit Popullor. Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit nuk ishin të pranishëm në institucionin legjislativ, gjë që provokoi shumë kritika dhe komente. Kabineti në dorëheqje do të vazhdojë të funksionojë derisa të formohet qeveria e re.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..