Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partitë kritikuan shpërbërjen e shtabit kombëtar për luftimin e Covid-19

Prof. Kostadin Angellov
Foto: BGNES

Deputetë nga “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”, “Ka një popull të tillë” dhe “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ kritikuan shpërbërjen e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 nga qeveria në dorëheqje. Sipas tyre kjo është e papërgjegjshme ndaj krizës mjekësore.

Nga partia “Ka një popull të tillë” deklaruan se shpërbërja është e vonuar dhe në qoftë se ata kanë mundësinë ta qeverisin shtetin do të emërojnë profesionistë dhe jo njerëz që zbatojnë porosi politike.

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov u përgjigj se shtabi përbëhet nga njerëz të denjë dhe të përgjegjshëm. Mirëpo, sipas ligjit shtabi nuk është përgjegjës për shëndetin e njerëzve, por Ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Drejtësisë propozon masa kundër zvarritjes së proceseve të aksidenteve të rënda rrugore

Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..

botuar më 25-04-08 9.28.PD

Masat kundër luftës në rrugë janë në fokus të një takimi me kryeministrin

Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..

botuar më 25-04-08 9.10.PD

Parashikimi i motit për 8 prillin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-04-07 7.40.MD