Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe ndoshta di më shumë për historinë dhe gjeografinë e tij se disa..
Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin Francesco Galloni i cili ia kushton jetën e tij të varfërve dhe jetimëve në Bullgari. Në..
Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të cilin Krishti i Kryqëzuar pranoi vdekjen dhe dha frymën e tij të fundit për të çliruar të gjithë..
1 maj për bullgarët është një datë e veçantë. Sivjet më 1 maj mbushen 149 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 – një ngjarje që..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 2 maj 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..