Ne duam të zhvillojmë marrëdhënie normale me Rusinë, por presim të njëjtën gjë prej tyre, tha Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje Ekaterina Zaharieva për BNT. "Shprehim solidaritetin tonë me Republikën Çeke. Presim që ata të na japim informata më të hollësishme. Bëhet fjalë për dyshime të arsyeshme për një atentat ose sabotim në një nga kompanitë e tyre për prodhim municionesh.
Ambasada jonë na informoi se po punohet mbi disa versione, njëra prej të cilave është se një nga shpërthimet ka qenë kundër një tregtari bullgar me armë - Emilijan Gebrev," tha Zaharieva.
Ka pasur tensione serioze që nga fundi i marsit në kufirin e Ukrainës. "Unë nuk pres që marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE të përmirësohen në të ardhmen e afërt," parashikoi Ministrja.
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..