Gjatë ditës së fundit të punës nga java e kaluar qeveria në dorëheqje paraqiti në Kuvendin Popullor një projekt-plan për rindërtimin e Bullgarisë. Tema u bë shkak për polemika të pafund mes deputetëve të porsazgjedhur. Disa nga forcat politike e akuzuan shumicën se nuk ka qëllime konkrete, specifike dhe të arritshme, të cilat mund të rivendosin ekonominë e Bullgarisë. Nga ata e tyre, organizatat e përfaqësuara kombëtare të punëdhënësve, punëtorëve dhe nëpunësve në Bullgari kërkuan që të konfirmohet konsensusi publik mbi Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Bullgarisë /2021-2027/. Prandaj ata presin që gjatë kësaj jave të takohen me liderët e të gjitha partive të prezantuara parlamentare. Tema është mbipartiake dhe vlen për tërë shoqërinë si tërësi - thuhet në thirrjen e biznesit dhe të organizatave sindikale ndaj forcave politike. Ata nënvizojnë se vendi ynë duhet të pranojë planin e vet deri në fund të muajit prill të vitit 2021. Në rast të kundërt ka një rrezik real të mos zbatohet afati për parashtrimin dhe shqyrtimin e planit, kurse kjo do të vonojë shumë marrjen e fondeve evropiane antikrizë në ndihmë të biznesit dhe të ekonomive shtëpiake.
Ndaj tremujorit të parë të vitit 2021 buxheti republikan raporton për një deficit prej mbi 650 milionë levash, gjë e cila nuk ka ngjarë që nga vitit 2014 e këtej. “Kjo vë nën pyetje mundësinë që buxheti të vazhdojë të financojë masa për mbështetjen e ekonomisë, të punësimit dhe të ardhurave” - thonë akoma sindikatat, punëdhënësit dhe biznesi, në fjalimin e tyre drejtuar deputetëve.
“Mbi 50% nga biznesi në vend pret kthimin e ekonomisë sonë në nivelet nga viti 2019, që aty rreth vitit 2022. Prandaj ka ardhur momenti të pyesim nëse do të vazhdojë të ketë biznes në Bullgari. Lajmi i mirë është se Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është i depozituar dhe se lejon që të mund të modelohet dhe të redaktohet në të ardhmen” - vuri në dukje Vasill Velev, Kryetar i Bordit të Shoqërisë së Kapitalit Industrial në Bullgari.
Biznesi dhe sindikatat tanimë kanë formuluar propozimet e veta dhe këmbëngulin që ato të regjistrohen deri më 30 prill. Në to është parashtruar zhvillimi i fondeve - për një modernizim teknologjik, për “tranzicion të gjelbër” dhe digjitalizim, për të cilat këmbëngulin që të parashikohen mbi 1 miliardë leva shtesë.
“Ka se ku Bullgaria të dojë të zgjerojë përkrahjen e vet”, mendojnë nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Presidenti i saj Pllamen Dimitrov iu referua një analize të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit përmasa e të gjitha masave në Bullgari del në 8 miliardë leva, për periudhën nga marsi i vitit 2020 deri tani, që është afro 7% nga Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2019.
Biznesi këmbëngul dhe për zgjatjen e masave antikrize deri në fund të këtij viti dhe të gjenden akoma 1 ½ miliardë leva, përmes fondeve të huazuara për të hapur burime shtesë për ekonominë. Qortimi i sektorit joqeveritar është se deri në këtë moment shteti u mbështet vetëm tek grantet, dhe fondet për kredi në vlerë prej 4 ½ miliardë euro, për të cilat ka të drejtë vendi ynë, madje mbeten të paprekura.
“Kjo do të thotë se Bullgaria madje nuk parashikon për të thithur hua - sqaroi Pllamen Dimitrov, President i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kurse ne këmbëngulim të marrim nga këto kredi me interes të ulët dhe afatgjatë 30-vjeçar dhe me to të ristrukturojmë programet e brendshme. “
“Sindikatat, punëdhënësit, përfaqësuesit e biznesit janë njerëzit, të cilët më mirë dinë se çfarë ngjan në këtë shtet”, është kategorik kryetari i sindikatës tjetër të madhe Konfederata e Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..