Vija bregdetare në Parkun “Rosenec” rreth 15 km nga Burgas, për të cilën pati një protestë masive verën e kaluar, tani zyrtarisht është plazh. Këtë enjoftoi deputeti nga “Bullgaria Demokratike” Dimitër Naidenov, duke iu referuar një vendimi gjyqësor. Ai shtoi se vendimi është përfundimtar, dhe tani ka për t’u lëshuar një akt pronësor shtetëror dhe bregdeti të kategorizohet nga Ministria e Turizmit.
Pas protestave verën e kaluar kontrollimi i prokurorisë vendosi se në shkelje të ligjit në “Rosenec” u ndërtuan një ndërtesë dykatëshe dhe një port – pronë të kryetarit nderi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan, dhe ndalimi i hyrjes së qytetarëve në plazhin Rosenec është i paligjshëm.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..