2434 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 15.25 për qind e 15 952 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e infektuar rishtas janë në Sofje - 522, pasuar nga Plovdiv - 264, Stara Zagora - 186, Varna - 167, Ruse - 125, Blagoevgrad - 102 dhe Veliko Tarnovo me 100.
Numri i rasteve aktive vazhdon të ulet në 62 481. Në spital janë të shtruar 8834 pacientë, prej tyre 780 në njësitë e kujdesit intensiv.
Në 24 orët e fundit, 4244 persona u kuruan, gjë që përsëri tejkalon rastet e reja. Por numri i të vdekurve - 217 - po i afrohet niveleve më të larta që nga vjeshta.
7044 vaksina u dhanë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i vaksinave tani është 645 486. Me një dozë të dytë u imunizuan 131 069 njerëz.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..