Që nga sot deri më 13 qershor 2021 në galerinë e Sofjes “Vaska Emanuillova” dhe në galerinë “DOZA” mund të shihet një ekspozitë kushtuar artit bashkëkohor shqiptar, me pjesëmarrjen e 11 autorëve shqiptarë.
Prezantimi i tyre është pjesë e platformës “NEXT Balkan”, e cila ndjek tendencat në artin bashkëkohor në Ballkan. Pas prezantimit të artit modern serb në vitin 2019, kjo ngjarje prezanton pikëpamjen e Adela Demetjas, themeluese dhe drejtoreshë e Laboratorit të Artit të Tiranës - Qendra për Artin Bashkëkohor, ndaj kulturës shqiptare në vitet e fundit.
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur me Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si primabalerinë ka interpretuar mbi 90 role në tituj klasikë..
Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York. Filmi..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..