Në dy muaj të këtij viti rënia e aksidenteve rrugore është shumë e vogël. Sipas statistikës, në territorin e Bullgarisë kanë ndodhur 689 aksidente të rënda rrugore. Viktimat janë rreth 50, kurse të plagosurit 858. Një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 tregon se numri i aksidenteve është pakësuar me 115, por është ulur në mënyrë të konsiderueshme numri i viktimave - me më shumë se 160 veta.
“Nëse kjo i dedikohet më tepër dhe vetëm pandemisë, unë mendoj se jo - vuri në dukje në intervistën për programin “Hristo Botev” të BNR inxhinieri Bogdan Millçev nga Instituti i Sigurisë Rrugore. Koha do të tregoj, sepse jemi dëshmitarë sesi përveç kufizimit të lëvizjes së njerëzve gjatë vitit të kaluar, një gjë tjetër reale të kryer mbi temën “Siguri rrugore” nuk ka.
Një fenomen karakteristik për Bullgarinë është numri i lartë i shoferëve të vetë-përplasur:
“Është e qartë se kjo është bërë si rezultat i një gabimi njerëzor, por unë e pyes veten pse ne bëjmë gabime njerëzore kaq shpesh në vendin tonë sesa në vendet e tjera? Shkaku është infrastruktura e cila është bërë kështu që ne lodhemi më shpejt.”
Shkaku kryesor për lodhjen e shpejtë të shoferëve është mungesa e shënimeve në rrugë. Përveç kësaj, rrugët nuk janë të ndriçuara mirë ka dhe një numër të madh vrimash dhe pabarazi. Inxhinieri Millçev është kategorik se është i nevojshëm ndryshim i mjedisit, në të cilin lëviz çdo një prej nesh si shofer. Por duket se akoma nuk ka ardhur momenti që kjo të kuptohet nga institucionet, të cilat janë të angazhuara me drejtimin e parrezikshmërisë rrugore.
“Tek ata shohim një fiksim të plotë për këtë të gjobiten sa më shumë shoferë, për të riedukuar sa më shumë prej tyre. Çdo shofer nuk mund të jetë garues i Formula 1 dhe të ketë kontroll të plotë mbi makinën. Kur ulet pas timonit, ai duhet të respektojë rregullat, ta drejtojë rruga, kurse po të bëjë gabim, ta ruaj nga fundi fatal.”
Mes shkaqeve më të shpeshta për katastrofa në Bullgari janë mosrespektimi i kushteve të rrugës, tejkalimi i shpejtësisë, e cila çon deri në humbjen e kontrollit dhe të besimit të tepërt të shumë shoferëve të rinj të cilët akoma nuk kanë grumbulluar përvojë të mjaftueshme pas timonit.
“Kjo është një periudhë kritike, gjatë së cilës stinët ndërrohen në kuadrin e 24 orëve. Kemi shi, mjegull, akull. Tani për shembull, njerëzit mendojnë se, tanimë ka ardhur pranvera, por temperaturat e ndryshueshme janë një nga shkaqet për incidentet e shpeshta. “
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..