Për ndryshime në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë bënë thirrje ambientalistët, të cilët protestuan para Parlamentit. Ata bënë apel për rimëkëmbjen e ekonomisë nga kriza Covid me më pak dëme për klimën dhe mjedisin dhe me më shumë dobi për njerëzit.
Përfaqësuesit e shoqatave "Për Tokën" dhe "Greenpeace Bulgaria" këmbëngulin për ndryshime në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, veçanërisht në fushën e energjisë. "Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë është shkruar dhe përshtatur për të vazhduar të mbështesë industritë që deri më tani kanë ndotur mjedisin dhe janë të dëmshme për shëndetin e njeriut", tha Balin Balinov nga Greenpeace Bulgaria për BNR.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..