Ndryshimet në Kodin Zgjedhor po diskutohen nga anëtarët e komisionit të ri ligjor parlamentar. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare përveç BSP dhe DPS paraqitën projektligje të tyre.
E përbashkëta në projektligjet e “Ngrihu! Kriminelët jashtë” , “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” është një theks në votimin e bullgarëve jashtë vendit. Propozohet që të hiqen kufizimet për hapjen e seksioneve jashtë vendit, mundësia e votimit në mënyrë elektronike dhe me postë dhe KQZ të jetë më profesional pa kuota politike.
GERB propozon vendosjen e votimit mazhoritar në dy raunde.
Deputetët votuan për të diskutuar moratoriumin mbi koncesionet dhe shitjen e spitaleve komunale shtetrore, si dhe disa emërime në ndërmarrjet shtetërore, të paraqitur nga Kornelia Ninova.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..