Në mjedis të sigurt, me përmbajtje të pasur dhe pa kufizime të hapësirës fizike fillon edicioni i dytë virtual i Bursës Ndërkombëtare Turistike HOLIDAY&SPA EXPO.Ajo do të jetë në dispozicion të vizitorëve nga kudo në botë gjatë gjithë kohës, deri në orën 18:00 të 25 prillit. Ata që planifikojnë pushimet e tyre, si dhe specialistët në industrinë e turizmit mund të njihen me më shumë se 300 oferta për pushim të plotëvlefshëm, aventura të reja dhe programe të rimëkëmbjes pas Covid.
Në ekspozitën online do të përfshihen më se 50 hotele dhe komplekse, operatorë turistikë, bashki dhe rajone turistike nga Bullgaria, gjithashtu dhe kompani nga Greqia dhe Spanja dhe Organizata Kombëtare Turistike e Serbisë.
Veprimtaria mbahet nën egjidën e Ministrisë së Turizmit e cila prezanton Bullgarinë si një destinacion turistik në një stendë kombëtar.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..