Në vitin 1900 një i ri 24-vjeçar nga familja e një shëruesi në qytetin bullgar Sopot shkoi në Kostandinopojë për të studiuar sekretet e bimëve. Emri i tij është Ivan Raev dhe dy dekada më vonë ai u bë i famshëm në Itali si shpikësi i "cura bulgara" ose i terapisë që eliminon simptomat e parkinsonizmit postencefalitik .
Në zemër të kurimit është bima belladonna (Atropa belladonna). Ajo është shumë toksike dhe në të kaluarën është përdorur si helm, por edhe si ilaç.
Ivan Raev e përdori për herë të parë belladonën në mjekimin e një gruaje nga një fshat i rajonit të Çirpanit. Duke e parë fytyrën e saj të ngrirë ai e kishte të qartë se bëhej fjalë për sëmundjen e gjymit. Ivan Raev mori një grusht rrënje nga torba. Ditën tjetër konvulsionet u ndalën dhe ajo madje deshi ushqim.
Shumë shpejtë arritjet e shëruesit u përhapën nga shtypi dhe arritën deri tek oborri mbretëror italian. Personalisht mbretëresha Elena Savojska – e cila gjithashtu ishte prekur nga sëmundja, i dërgoi telegram ambasadës në Sofje për ta kërkuar shëruesin, i cili kishte guximin të shfrytëzonte Atropa belladonna – një bimë me forcë të rrezikshme, e cila mund të ishte si vdekjeprurëse, ashtu edhe të shpëtonte jetë.
Mund të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë "Mjekim bullgar shpëton Evropën nga epidemi vdekjeprurëse" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..