Bullgaria po del nga vala e tretë e epidemisë nga koronavirusi, shpalli në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angjellov. “Gjatë gjithë kohës na drejtonte arsyeja, intelekti i ekspertëve tanë dhe disiplina”, deklaroi ai dhe shprehu bindjen se, Bullgaria shumë shpejt do të kthehet në një shembull me rezultatet e saj, të cilat një sërë shtetesh evropiane nuk mund t’i arrijnë.
Në këtë moment nuk ka asnjë zonë të kuqe dhe sëmundshmëria mesatare është 460 në 100 mijë veta, derisa vdekshmëria del në 23 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Vendi ynë renditet në vendin e 14 në Bashkimin Evropian në bazë të sëmundshmërisë 14 ditore, kurse për nga numri i të vdekurve mbetet në vendin e 2. Inspektori i shëndetësisë tha akoma se, kurba në rënie për rastet e konfirmuara të Covid-19 tanimë zbatohet si për të shtruarit ashtu dhe për të vdekurit.
Por, që të mund të mbahen rezultatet e mira, duhet të plotësohen dy kushte, mendon ministri i dorëhequr i shëndetësisë. E para është të ruhet rritmi i vaksinimit, i cili gjatë muajit maj mund të arrijë deri më 50 mijë veta në ditë, dhe së dyti të respektohen akoma masat antiepidemike, derisa të arrihet një imunitet kolektiv jo më vonë se gjatë muajit gusht. Profesori Kostadin Angjellov tha po kështu se, sot do të vendoset nëse do të përdoret vaksina e “Jansen”-it, si dhe a do të hapen korridoret e gjelbra dhe a do të fillojë faza e 5 nga plani i vaksinimit, i cili prek grupet më të cenueshme në shoqëri.
“Ne nuk duhet ta humbasim vigjilencën, me gjithë trendët e mira ", paralajmëroi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Sipas fjalëve të tij, pas Pashkës spitalet mund të mbushen me njerëz të sëmurë nga koronavirusi. Prandaj dhe ai apeloi që të respektojmë masat kundra epidemike në periudhën e festave.
Gjenerali Mutafçijski shtoi se, pakësimi i numrit të pacientëve të hospitalizuar nuk është “tepër i qartë” dhe mbajtja në klinikat intensive është “jashtëzakonisht shqetësuese”. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar deklaroi se nuk ka një garanci nëse gjatë verës sëmundshmëria do të pakësohet.
Deri në fund të javës do të vendoset se çfarë masash do të merren, në lidhje me festat e Pashkës. Do të merret dhe vendim nëse do të hyhet në vendin tonë me dokument për vaksinimin kundra Covid-19, për kalimin e sëmundjes gjatë 6 muajve të fundit ose për një rezultat negativ nga testi.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që gjerndja e jashtëzakonshme epidemike të zgjatet me një muaj dhe të vazhdojë deri në fund të majit. Inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev tanimë ka paraqitur një raport me propozimin. “Nëse ka një qeveri të ardhshme, ajo do të mund të ndryshojë këtë vendim,” saktësoi ministri i shëndetësisë në dorëheqje Angjellov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESNga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..